BB do të vazhdojë mbështetjen për BQK-në

Ekonomi

BB do të vazhdojë mbështetjen për BQK-në

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 17:26
Pamje nga takimi

Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e saj për të gjitha fushat, të cilat janë me interes për zhvillimin e BQK-së dhe projekte që kanë për qëllim zhvillimin e sektorit financiar.

Kështu ka thënë drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, gjatë një takimi që kishte sot me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza.

Guvernatori Hamza ka njoftuar Van Gelder për funksionalizimin e Qendrës për Vazhdimësi të Punës, zhvillimet aktuale në ekonominë e Kosovës dhe rolin e sistemit financiar.

Të dyja delegacionet e kanë çmuar lart bashkëpunimin e ndërsjellë dhe janë zotuar se kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tej.

Në anën tjetër delegacioni i Bankës Botërore ka vlerësuar BQK-në për të gjitha të arriturat në projektet që cilat janë përkrahur nga asistenca teknike e Bankës Botërore.

Guvernatori Hamza dhe Val Gelder u zotuan se do të thellojnë bashkëpunimin për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e projekteve në sistemin financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat