Shqiptarët i kushtojnë poezi Bitcoin-it - Bota Sot
Shqiptarët i kushtojnë poezi Bitcoin-it

Ekonomi

E martë, 23 tetor 2018

Shqiptarët i kushtojnë poezi Bitcoin-it

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 16:09
Bitcoini

Debati për Bitcoinin, veçanërisht për kriptovalutat dhe investimi në to tashmë është fenomen edhe në Kosovë.

‘Albanian Crypto Amateurs’ është grupi i krijuar në Facebook, i cili për momentin ka mbi 15 mijë anëtar, ka publikuar një poezi nga autori i këngëve Arsim Bunjaku, ku përshkruan rëndësinë e madhe që kanë kriptovalutat, problemet e tjera të zakonshme, siç është luhatja e cmimeve.

Aktualisht në treg sipas CoinMarketCap janë 1,512 kriptovaluta, por Bitcoin mbetet lider në treg me një pjesëmarrje mbi 35 për qind të të gjithë kriptovalutave.

Aktualisht një Bitcoin tregtohet me 8,896.13 dollarë. 

Mëposhtë keni tekstin në fjalë

Ne zhanrin folklorik

Bitcoin-i

Une jam Bitcoini
Babe me thirrin
As qerpikun
S’mujne ma dridhin
Se kam lind
Per mos me vdeke
Dora e askujt
S’ka mujt me m’prek
Jane mundu
Me m’rrzu per toke
Krejt balenat
E k’saj bote
Djali i jem
Eshte Etherumi
Kush s’ka mujt
Me shti perfuni
Eshte i urte
Kurre si bertas
Ka shkoj une
U m’vjen permas
Deri tash
Kam ba shume fmi
Sa as emrat S’po ja’u di
Tronin fort Jan ka ma sillin
Ke tu thithe
Ja nalen gjinin
A per Ripplen
S’kam cka thom
Qind per qind Kopil e kom
E k’ta tjeret
Mire po shiten Veq po pres
Deri sa t’rriten
Cmimi i jem
Ka hyp ka zhdryp
Kush ka dite
M’ka rujt si syte
Ai njeri
Qe din me mbajte
S’ta ka hanger
Buken thate
I Po i ndi Do fjale te kqija
Nga Koreja E india
Nuk e din Ata qyqana
M’ka lind Baba
E jo Nana
Kqyrne mire
Prej dites t’sodit
Cka bon Djali i Satoshit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test