BE-ja e vlerëson si shumë të rëndësishëm programin për reforma në ekonomi, kërkohet ende punë - Bota Sot
BE-ja e vlerëson si shumë të rëndësishëm programin për reforma në ekonomi, kërkohet ende punë

Ekonomi

BE-ja e vlerëson si shumë të rëndësishëm programin për reforma në ekonomi, kërkohet ende punë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 10:56
foto nga takimi

Në Kosovë po qëndron për vizitë një delegacioni nga Komisioni Evropian, i kryesuar nga Uwe Stamm, ngadrejtoria e përgjithshme për financa, me qëllim të vlerësimit të dokumentit të Programit për Reforma në Ekonomi (PRE) 2018-2020 të hartuar nga institucionet e Kosovës.

Delegacioni i Komisionit Evropian ka mbajtur takim me Ministrin e Financave Bedri Hamza.

Stamm, tha se ky program është shumë i rëndësishëm dhe se qëllimi është të këtë bazë profesionale.

“Patëm një takim të frytshëm dhe konstruktiv. Ju shpenzoni burime për të përpiluar një program për reforma. Këtë e bëni jo pse e kërkon komisioni, por edhe për qëllime tuaja. I gjithë ky proces mbështetët në kontributet profesionale. Është ushtrim që përfshin grupe të interesit, qëllimi është të këtë bazë profesionale”.

Por ai tha se ka shumë punë për të bërë në këtë drejt dhe se duhet angazhim i të gjithëve.

“Shohim hapësirë për përmirësim, është e rrugës që t’i identifikoni rreziqet. Ajo që është arritur është mjaft e mirë. Programi nuk do të vlerësohet vetëm nga Komisioni dhe Banka Qendrore Evropiane, por edhe nga shtetet anëtare. Shtetet i shikon këto programe me shumë interes. Ata janë të interesuar në bashkëpunim me ju. Mos harroni se ka një interes të madh në këtë. Pronësia nga ana juaj është shumë i rëndësishëm”.

Ministri Hamza, tha se politika e ministrisë, ka për qëllim largimin e pengesave drejt realizimit të objektivave të tyre.

“Pas një pune të gjatë ofrojmë arsyetime për masat që kemi zgjedhur. Ne veç sa e përfunduam një takim ku diskutuam në detaje për këto tema. Të gjitha rekomandimet këshillat kritikat i vlerësojmë si qellim nga Komisioni Evropian që të na ndihmojë”.

“Kemi diagnozë se çka kemi arrit mirë dhe vlerësohet dhe cilat janë masat për përmirësime. Politika jonë ekonomike ka qëllim të qartë, largimin e pengesave për realizmin e potencialeve. Përmes procesit për reforma në ekonomi ne marrim një hap të rëndësishme. Shpreh mbështetjen time për punën që është bërë dhe obligimet për të ardhmen”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test