Lluka delegacionin ‘The Heritage Foundation’ e njofton për masat e ndërrmarra për investime të huaja - Bota Sot
Lluka delegacionin ‘The Heritage Foundation’ e njofton për masat e ndërrmarra për investime të huaja

Ekonomi

E enjte, 18 tetor 2018

Lluka delegacionin ‘The Heritage Foundation’ e njofton për masat e ndërrmarra për investime të huaja

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:07
Valdrin Lluka ka pritur një delegacion të ‘The Heritage Foundation’

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur një delegacion të ‘The Heritage Foundation’, të udhëhequr nga nënpresidenti, James Jay Carafano, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e përgjithshme ekonomike në vend.

Ministri Lluka me këtë rast ka njoftuar delegacion e ‘The Heritage Foundation’ me prioritet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, duke u fokusuar në sektorët strategjikë si energjia dhe minierat.

Kreu i MZHE-së, u ndal te projektet që janë në proces të realizimit në sektorin e energjisë, që njëherit janë investimet më të mëdha të huaja direkte të ndodhura në vend. Ai ndër të tjera, bëri të ditur masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të përmirësuar mjedisin për investimet e huaja, duke përmendur këtu përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale në funksion të krijimit të lehtësirave për investitorët.

Ministri   duke u bazuar në eksperiencën e këtij fondacioni, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me qëllim të përmirësimit të politikave ekonomik dhe promovimin e mundësive për investime në Kosovë.

Ndryshe, ‘The Heritage Foundation’ është një institucion i pavarur joprofitabil, i specializuar në krijimin dhe promovimin e politikave publike dhe kërkime, të bazuara në parimet e sipërmarrjes së lirë, lirisë individuale, vlerave tradicionale amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test