Mehmeti njofton ambasadoren e Finlandës me zhvillimet në sektorin financiar - Bota Sot
Mehmeti njofton ambasadoren e Finlandës me zhvillimet në sektorin financiar

Ekonomi

E enjte, 18 tetor 2018

Mehmeti njofton ambasadoren e Finlandës me zhvillimet në sektorin financiar

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 12:15
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki.

Guvernatori Mehmeti e ka njoftuar ambasadoren me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, me theks të veçantë në sektorin bankar.

“Sektori bankar vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë. Këto zhvillime pozitive po ndikojnë edhe në rritjen e aktivitetit të tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Mehmeti.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamäki ka shprehur kënaqësinë me zhvillimet në sektorin financiar, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me BQK-në të vazhdojë edhe më tutje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test