OEK dhe Ambasada Italiane të përkushtuara për thellimin e partneritetit për zhvillim ekonomik - Bota Sot
OEK dhe Ambasada Italiane të përkushtuara për thellimin e partneritetit për zhvillim ekonomik

Ekonomi

OEK dhe Ambasada Italiane të përkushtuara për thellimin e partneritetit për zhvillim ekonomik

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 09:54
Foto nga takimi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi priti në takim Ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi, ku u diskutuan ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve.

Sipas kumtesës për media dërguar nga kjo odë, me theks të veçantë u fol për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes që ndikon pozitivisht edhe tek investimet e huaja dhe partneritetet e bizneseve Kosovare me kompanitë e ndryshme Evropiane dhe më gjerë.

Oda Ekonomike e Kosovës është shprehur e gatshme t’i ndihmojë bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...