Filluan rezultatet e para të migrimit të qytetarëve . Kompanit ndëtimore po kanë munges të punëtoreve. Kjo po vërehet në disa qytete të Kosovës, si psh.në Obiliq, Skenderaj, Pejë, Mitrovicë, etj.
Në bazë të një hulumtimi, një pronar i një biznesi tregoi se po kërkojmë punëtore por nuk po gjejmë. Pagen ditore e kemi ndryshuar për punëtor ( nga 10 euro në ditë), e kemi bërë deri 25 euro për një ditë, por prap kemi probleme. Ka raste që ka qytetarë , por nuk deshirojn të punojnë , me arsyetimin se po e presin vizen.
Qfar do ndodhë në vitin e ardhshëm , kur pritet të migrojnë rreth 250000 qytetar?
Mungesa e punëtorëve do vërehet edhe në kafiteri, në kompanit e sigurimeve, në kompanit e dyerve,dritareve, furrat e bukes, në ato tregtare e gjithashtu edhe në arsim.
Këtë levizje të qytetateve e kishin edhe shtetet tjera, por shtetit tonë kjo do i krijoje probleme edhe më të mëdha.
Pasojat e kësaj lëvizje të qytetarëve do jenë :
1. Rënja e konsumit,
2. Zvogëlimi i qarkullimit të paras,
3. Zvogëlimi i tregut të qiras,
4. Rritja e borgjeve të kqija,
5. Problemet në zëvendësimin e punëtorëve,
6. Problemet në shkolla (mbyllja e shkollave).
Qdo qytetar është konsumator, që do të thot me rastin e migrimit, kemi më pak konsumator.
Kosova , edhe ashtu është treg i vogël, por tani do varfërohemi edhe më shumë.
Do të kemi më pak qarkullim të paras , ku qarkullimi është i domosdoshëm për zhvillimin e makanizmit ekonomik.
Prodhim kemi pak, por tani rriten mundësit të kemi rënje edhe më shumë, sepse ata punëtor nxiten për një jetë më të mirë.
Do kemi më pak banesa të lëshuara me qira, e si pasojë më pak fitim për biznese. Në njërën anë nuk ka marrës të qiras, pra student ose punëtor. Në anën tjetër, nuk ka para për pronarin e objekteve që ai me ato para të krijojë fitime tjera.
Mundësia e rritjes së borgjeve të kqija është e madhe dhe kështu do dëmtohet edhe tregu bankar e kështu rritet mundësia e problemeve brenda bankës.
Shpresojm ta kalojmë sa më lehte këtë lëvizje të qytetarëve ....