Lidhja e papunësisë me rritjen ekonomike

Ekonomi

Lidhja e papunësisë me rritjen ekonomike

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 3 tetor 2018 Në ora: 07:13
Dr. Artan Haziri

Papunësia paraqet numrin e atyre që janë të interesuar dhe të aftë për punë, por tregu i punës nuk ju ofron mundësinë.

Ndërsa rritja ekonomike është rritja e prodhimtarisë, kapaciteteve prodhuese dhe e gjithë përbërësve tjerë ekonomik.

Rritja ekonomike vjen si shkak i  rritjes së fuqisë  punëtore ose të kapitalit, teknologjisë apo të rentabilitetit të punëtorëve.

Kosova ka munges të prodhimit, ku është në norma minimale dhe me cilësi jo të krahasueshme me produktet europiane.

Kemi gjithashtu probleme me kapacitetet teknologjike , e pastaj kjo sjellë  edhe produkte me cilësi të dobët. Si pasojë e kësaj , edhe rentabiliteti i punëtorëve është i ulët.
Sa më e madhe shkalla e papunësis, aq më e ulët rritja ekonomike. Dmth, këto dy fenomene janë në  drejtime të kundërta.

Lidhjen indirekte te papunësis dhe rritjes ekonomike e prezenton edhe ligji i Okunit, i cili tregon se kur ritmi i rritjes është mbi ritmin e prirjes 2.25 % , norma e papunësis bie. Gjithashtu për qdo 1 % rritje të PBB -së real mbi ritmin e prirjes që arrihet gjatë një  viti  , norma e papunësis bie 0.5 %.

Kosova duhet të krijojë  kushte për investime në kapacitete prodhuese. Prodhimi, pastaj e mban paran ( keshin ) brenda vendit dhe rritet numri i të punësuarve. 

Në bazë  të një studimi në Kosovë , rritja e prodhimit shkakton uljen e papunësis, e kështu ndikon  edhe në rritjen ekonomike. 

Kjo tregon lidhjen indirekte mes pridhimit dhe punësimit.

Në Europe, norma mesatare ishte 9.3 %  dhe norma mesatare e rritjes se produktivitetit të punës ishte 2.2 %.

Shpjegimi i përbashkët për këto fakte ishte :

Pagat e larta nxisin firmat për zëvendësimin e punës me kapitalin. Kjo dërgon në rritjen e papunësis dhe në rritjen e produktivitetit derisa punëtoret  të cilët  janë ende të punësuar janë bërë edhe me produktive.

Pra, ligji i Okunit spjegohet në aspektin afatshkurt të kërkeses për punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat