OAK propozon që KPMM të kalojë nën kontroll të Qeverisë - Bota Sot
OAK propozon që KPMM të kalojë nën kontroll të Qeverisë

Ekonomi

E mërkurë, 21 nëntor 2018

OAK propozon që KPMM të kalojë nën kontroll të Qeverisë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:46
Skënder Krasniqi së bashku me përfaqësuesit e bizneseve patën me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Shqetësimi për klimën e të bërit biznes ishte arsyeja që Oda e Afarizmit të Kosovës e udhëhequr nga Skënder Krasniqi së bashku me përfaqësuesit e bizneseve patën me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Oda e Afarizmit të Kosovës ka propozuar që Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Mineral të kalojë nën kontrollon e Qeverisë.

Ky propozim u hodh sot në një takim që OAK pati me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi theksoi disa nga shqetësimet e biznesit që ka identifikuar Oda, ku ndër të cilat problem shumë të madh paraqet edhe Ligji për Miniera dhe Minerale, i cili sipas tij  po paraqet pengesa të shumta për bizneset e këtij sektori,.

Gjatë këtij takimi theks iu vu edhe mungesës së ofertës se të bërit biznes, ku sipas Krasniqit për dallim nga vendet e rajonit që disponojnë oferta për tërheqjen e investitorëve duke ofruar qoftë tokën, zbritje dhe pushime tatimore.

“Andaj është shumë e rëndësishme që edhe Kosova të ketë një të tillë pasi që mungesa e saj rezulton edhe në numër më të vogël të investitorëve”, thuhet në komunikatën e Odës.

Çështje të tjera që u theksuan në takimin me ministrin Lluka ishin edhe mungesa e takimeve të rregullta të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, mungesa e investimit dhe krijimit te produkteve strategjike të cilat do të jenë të konkurueshme në tregun ndërkombëtar, mungesa e zonave industriale të pajisura me infrastrukturë, këto të cilat ndikojnë negativisht dhe rezultojnë në ngecje të zhvillimit ekonomik.

Në takim kanë marrë pjesë edhe  përfaqësuesit  e biznesve Qumështorja Bylmeti dhe Trofta, të cilët patën rastin që të adresojnë problemet e tyre dhe të marrin përgjigje të drejtpërdrejtë nga ministri Lluka.

Bylmeti theksoi investimin shumë milionësh që është duke realizuar së bashku me investitorët holandez dhe vështirësitë që është duke hasur në realizmin e projektit të tij, ku kosto e shndërrimit të tokës nga ajo bujqësorë në ndërtimore paraqet një sfidë më vete, ndërsa përfaqësuesi nga Trofta theksoi problemin që kanë me taksën e dyfishtë të ujit dhe mënyrën e subvencionimit të peshkut.

Ministri Lluka tha se do të ofrojë përkrahje maksimale në çështjet të cilat janë në kompetencë të tij, dhe mbështetje në çështje të tjera që janë në të mirë të biznesit.

Lluka tha se MZHE është duke biseduar për një bashkëpunim të mundshëm me qeverinë Sllovene për një kredi disa-milionëshe e cila do të shfrytëzohet për bujqësi dhe subvencionim të fermerëve.

Ky bashkëpunim  sipas tij pritet të rezultojë me ndikim pozitiv në sistemimin e bujqësisë pasi që me këtë rast do të ofrohet edhe ndihmë e ekspertizë nga Qeveria Sllovene.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test