Nuk merren masa për të ndalur importin e vajit të palmës, rrezikohet industria vendore e qumështit

Ekonomi

Nuk merren masa për të ndalur importin e vajit të palmës, rrezikohet industria vendore e qumështit

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Mos publikimi i rezultateve të hulumtimit për vajin e palmës si dhe mos marrja e masave nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), po konsiderohet si e qëllimshme nga fermerët.

Ata kanë treguar se për shkak të mos marrjes së masave mbrojtëse për të penguar importin e vajit të palmës është duke u rrezikuar industria vendore e qumështit.

Përveç numrit të krerëve të lopëve qumështore ka renë edhe sasia e qumështit ditorë të prodhuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat