Rukiqi: Problemi më i madh ekonomik mungesa e njerëve të kualifikuar

Ekonomi

Rukiqi: Problemi më i madh ekonomik mungesa e njerëve të kualifikuar

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:13
Foto

Problemi më i madh i ekonomisë kosovare nuk është klima politike, apo sasia e investimeve, por mungesa e njerëzve që janë të përgatitur për tregun e punës dhe që kanë ato aftësi që kërkohen në ekonominë e sotme.

Kështu u shpreh kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në konferencën “Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi ekonomik: Sfidat dhe perspektivat” të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Kryetari i OEK e ka analizuar situatën në një qasje pak më ndryshe, duke vënë theksin te mungesa e shkathtësive dhe njohurive që lidhen me tregun e punës.

 "Nga disa kontakte dhe përvoja që kam pasur, ka parë që problemi kryesor i papunësisë nuk është aq mjedisi politik, apo diçka tjetër, por mungesa e kualifikimeve dhe shkathtësive që kërkohen nga tregu i punës", ka nënvizuar Rukiqi.

Rektori i UP-së Marjan Dema tha se institucioni që ai drejton është një fazë tranzicioni, pa harruar të kujtojë se megjithatë, sipas tij UP  mbetet shtylla e arsimit të lartë në Kosovë.

 Sipas tij investimi në arsim është investimi më i mirë. Ai ka kujtuar se arsimi nuk është zgjidhje për të gjitha problemet, por të gjitha zgjidhjet kanë nevojë për arsimin.

Dema ka thënë se vizioni strategjik i UP është lidhja e tregut të punës me programet studimore.

“Up  është në një proces të ndryshimit nga një institucion ku rëndësi i kushtohet diplomave, notave në një institucion që lidhet më tepër me punën, biznesin",  tha Dema.    

Zëvendësministri i Arsimit Heset Sahiti duke vlerësuar lart këtë konferencë, ka shprehur  bindjen se kjo ngjarje dhe të tilla si kjo, janë në gjendje të detektojnë problemet dhe të japin alternativa të vlefshme që çojnë në zhvillim ekonomik dhe një sistem edukimi që është në funksion të tregut të punës dhe jep ndihmën e tij për zhvillimin ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat