Limaj: Zona Ekonomike në Suharekë, përfiton edhe Prizreni - Bota Sot
Limaj: Zona Ekonomike në Suharekë, përfiton edhe Prizreni

Ekonomi

Limaj: Zona Ekonomike në Suharekë, përfiton edhe Prizreni

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:08
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj ka thënë se punimet për ndërtimin e infrastrukturës fizike të Zonës Ekonomike në Shirokë të Suharekës, do të kryhen plotësisht njëherë e përgjithmonë.

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, tha se hapja e kësaj Zone Ekonomike nuk është veç në interes të Komunës së Suharekës por këtu do perfitoj i gjithë regjioni i Prizrenit.

“Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë z. Endrit Shala, deputetin Blerim Kuçi dhe zëvendësministri Sami Hajdari, bëmë përurimin e fillimit të punimeve të infrastrukturës së Zonës Ekonomike në Parkun Industrial në Suharekë.”

“Qeveria e ka mbajtë premtimin dhe sot zyrtarisht po i hapim punimet të cilat, këtu nuk do të kthehemi më copa – copa po do të përfundojnë njëherë e mirë ky park duke ia plotësuar kushtet elementare bizneseve dhe duke iu mundësuar bizneseve qasje edhe në autostradë”, ka thënë Limaj.

Kurse ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se ky projekt i kushtoi 2.4 milionë euro MTI-së dhe njëherësh u zotua se do t’i përkrahë bizneset vendore.

“Ky është investim i Ministrisë së Tregtisë i cili ka vlerën afro 2.4 milionë euro dhe me këtë investim do të përmbyllet përfundimisht e gjithë infrastruktura fizike e parkut industrial në Suharekë.

Sot, përmes jush dua t’i siguroj të gjitha bizneset për përkushtimin tim edhe të MTI-së që bizneseve në Kosovë t’i ofrojë të gjitha kushtet që ata ta kenë më të lehtë të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...