Ekonomia botërore goditet nga lufta tregtare

Ekonomi

Ekonomia botërore goditet nga lufta tregtare

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) njoftoi se rritja ekonomike botërore ka kaluar kulmin e saj dhe po përballet me rrezikun e rritjes, përfshi mosmarrëveshjen tregtare dhe norma më të lartë të interesit.

OECD-ja, e cila ndjek perspektivën e disa ekonomive kryesore, u shpreh se ka pakësuar parashikimin e saj për rritjen globale të vitit të ardhshëm në 3.5 për qind, nga 3.7 për qind që kishte parashikuar më parë.

Shefi i OECD-së Angel Gurria tha se tregtia dhe investimi kanë marrë një goditje nga rritja e tarifave.

“Vendosja e tarifave të reja dhe pasiguria për veprimtarinë e ardhshme tregtare ka shkaktuar ngadalësimin e rritjes ekonomike, frenimin e investimeve globale dhe ka kërcënuar punësimin dhe standardet e jetesës.”

Ai shtoi se duhet bashkëpunim ndërkombëtar më i fuqishëm, më efektiv dhe më të gjithëpërfshirës për të ruajtur stabilitetin dhe përmirësimin e ekonomisë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat