Klubi i Prodhuesve mban Konventën e parë

Ekonomi

Klubi i Prodhuesve mban Konventën e parë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Klubi i Prodhuesve sot mban Konventën e parë.

Qëllimi kryesor i organizimit të Konventës së Prodhuesve të Kosovës, është fuqizimi i sektorit të prodhimit dhe promovimi i produkteve “Made in Kosova”. Rritja e qasjes së këtyre produkteve në tregjet e huaja si dhe qasja në edukim dhe aftësimi profesional i të rinjve do të jenë temat kryesore të kësaj konvente të cilat do të zhvillohen nëpërmjet sesioneve të ndryshme të kësaj konvente.

Gjatë kësaj konvente, do të bëhet dhe lancimi i platformës digjitale “Made in Kosova”. Platforma “Made in Kosova” është një platformë digjitale për promovimin e kompanive të Kosovës dhe produkteve në mbarë botën, e cila do shërbejë në rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe i bënë ato pjesë të zinxhirit së vlerës globale.

Gjithashtu, gjatë konventës Klubi i Prodhuesve të Kosovës do prezantojë KOCME- Qendra Kosovare për Përsosmëri të Prodhimit, e cila do jetë një qendër moderne trajnuese që do mbështesë krijimin e vendeve të reja të punës dhe trajnim profesional të rinisë.

Pjesëmarrësit e kësaj konvente përfshijnë prodhuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve, përfaqësuesit e qeverisë dhe institucioneve shtetërore, përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare, donator të ndryshëm dhe përfaqësues të ambasadave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat