E frikshme, biznesmeni i njohur grek rrëmbehet në mes të rrugës

Evropë

E frikshme, biznesmeni i njohur grek rrëmbehet në mes të rrugës

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:34
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi rrembimi

Një biznesmen i njohur grek Nikos Mavrikos është rrëmbyer në Pire. Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00. Mediat greke raportojnë se biznesmeni, si çdo ditë shkonte po në punë, kur është përballur me katër persona me veshje me stampën e dukshme EKAM, ndërsa më mes të rrugës e kanë futur me forcë në një makinë tip “Volkswagen”.

E gjithë skena në fjalë ndodhi para kalimtarëve të rastit, të cilët u bënë dëshmitarë të rrëmbimit, që i ngjante një skene të një filmi hollivudian.

Menjëherë policia ka arritur në vendin e ngjarjes ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion apo telefonatë akoma nga askush. Mësohet se biznesmeni N.M. është tepër i njohur në Greqi, familja zotëron biznesin më të njohur të produkteve pa tatime që kryesisht furnizojnë ambasadat dhe njësitë shitëse të zonave kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat