‘Lufta në Evropë është e mundur’ - Bota Sot
‘Lufta në Evropë është e mundur’

Evropë

‘Lufta në Evropë është e mundur’

Më: 9 janar 2019 Në ora: 19:55
Frank Bakke-Jensen

Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë, Frank Bakke-Jensen deklaroi gjatë një takimi të "Shoqërisë ushtarake norvegjeze", se ekziston mundësia që të fillojë lufta ndërmjet vendeve evropiane.

Ministri norvegjez beson se një konflikt i mundshëm do të kishte pasoja serioze për vendet skandinave.

"Në përgjithësi, zhvillimet në mesin tonë tregojnë se duhet të marrim parasysh se konflikti i armatosur midis shteteve në Evropë nuk është më i paimagjinueshëm," tha ai, duke shtuar se shpenzimet e mbrojtjes për pesë vjetët e fundit janë rritur me rreth 30 për qind, dhe kjo rritje do të vazhdojë.

Ndryshe, Evropa po përjeton krizën më serioze të migracionit që nga Lufta e Dytë Botërore, e shkaktuar kryesisht nga konflikte të shumta të armatosura dhe probleme akute ekonomike në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat