Polonia e tronditur pas vrasjes makabre të kryebashkiakut Adamowicz

Evropë

Polonia e tronditur pas vrasjes makabre të kryebashkiakut Adamowicz

Më: 14 janar 2019 Në ora: 18:38
Lukasz Szumowski

Ministri i Shëndetësisë, Lukasz Szumowski njoftoj vdekjen e kryebashkiakut të portit të madh polak të Gdanskit, Pawel Adamowicz i cili u plagos me thikë të dielën në mbrëmje nga një agresor gjatë një eventi publik bamirësie.

“Pawel Adamowicz, kryebashkiaku i Gdanskit i spikatur si një njeri i Solidaritetit dhe i Lirisë, një europian, miku im i mirë vdiq sot. U prehsh në paqe”, shkruhej në një postim në Twitter të Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian dhe ish-kryeministri liberal polak,i  lindur në Gdansk.

Një figurë liberale, me shumë popullaritet, kryebashkiak i Gdanskit që nga viti 1998, Pawel Adamowicz u godit disa herë me thikë nga një 27 vjeçar, i liruar disa javë më parë nga burgu, ku vuajti dënimin prej më shumë se pesë vitesh për sulme të armatosura në disa banka.

-Tronditje-

Sulmi ka ngjallur panik në Poloni, një shtet i cili normalisht nuk njihet për incidente të dhunshëm të këtij lloji që nga rënia e komunizmit tridhjetë vjet më parë, me përjashtim të vrasjes me armë zjarri në Lodz në vitin 2010 të një anëtari të PiS (partisë Ligji dhe Drejtësi, konservator) nga një person i cili u shpall përgjegjës për këtë sulm, i pushtuar nga ndjenja e urrejtjes ndaj kësaj partie, në atë kohë në opozitë.

Disa opinionisë pyesin nëse sulmi i Gdanskut u ndikua nga dhuna e debatit politik midis PiS-së sot në pushtet dhe opozitës së qendrës.

“Unë mendoj se atmosfera e përgjithshme në Poloni mund të këtë ndikuar në një farë mënyrë, pasi ne fyejmë dhe sulmojmë njëri-tjetrin.  Ekziston një klimë e agresivitetit në ajër”, deklaroi për median Zygmunt, një banor i Gdanskit rreth të tridhjetave, ndërsa po largohej nga qendra e transfuzionit të gjakut.

–  Motivet personale –

Sipas informacioneve të para të shërbimeve sekrete, motivet e agresorit, i identifikuar si Stefan W. duken më tepër personale sesa politike, pasi gjatë qëndrimit në burg, gjendja e tij mendore ishte përkeqësuar shumë, sipas mediave.

Ai do të merret sot nga pyetja nga prokuroria e Gdanskit, e cila do ta padisë agresorin për vrasje.

Polakët ngrenë gjithashtu së sërë pikëpyetjesh në lidhje me sigurinë që mbulon ngjarjen publike, e marrë përsipër nga një kompani private. Sipas dëshmitarëve, agresori ishte pajisur me një kartë identifikimi profesional të “mediave” që do ta lejonte atë të ngjitej deri në podium me një thikë rreth 14,5 centimetra.

Kryebashkiaku pësoi një dëmtim të rëndë të zemrës dhe plagë të tjera në diafragmë dhe organet në pjesën e barkut, sipas mjekëve.

Sulmi u regjistrua pak para orës 20:00 (19:00 GMT) në prani të disa qindra personave,  në një podium i ngritur për një nismë kombëtare bamirësinë për mbledhjen e fondeve për blerjen e pajisjeve spitalore.

Presidenti polak, Andrzej Duda, kryeministri Mateusz Morawiecki dhe pothuajse të gjithë politikanët polakë, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, si dhe disa zyrtarë të lartë europianë, shprehën solidaritetin e tyre me Adamowicz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat