Greqi, sonte votohet votëbesimi i qeverisë

Evropë

Greqi, sonte votohet votëbesimi i qeverisë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:03
Kuvendi grek

Kuvendi grek sonte në mesnatë pritet të votojë për votëbesimin e Qeverisë “Cipras”.

Edhe në ditën e dytë pushteti dhe opozita kanë zhvilluar debat të ashpër, posaçërisht për Marrëveshjen e Prespës.

Zëdhënësi i Qeverisë Dimitris Canakopulos, në mediat vendase, ka përsëritur se qëllimi i Qeverisë është që Marrëveshja e Prespës të kalojë me së paku 151 vota.

Edhe pse flitej që pas votëbesimit të Qeverisë, deri më 22 janar, Kuvendi do të ratifikojë edhe Marrëveshjen e Prespës, Canakopulos tha se nuk mund të japë datë të saktë, se kur Marrëveshja do të jetë në rend dite në Kuvend.

“Duhet të bëjmë nga një hapë. Sot ndodhemi në fazë në të cilën parlamenti grek diskuton votimin e besimit, të cilën e kërkoi kryeministri. Sa të përfundojë ky proces, kryeministri do të vendos për kohën konkrete për vendosjen e marrëveshjes. Në këtë moment nuk mund të caktojë datë konkrete, por vlerësimi im është se nuk do të vonohet”, tha Canakopulos.

Ish-ministri i jashtëm dhe ish-kryetari i PASOK-ut, Vangelis Venizelos, e ka akuzuar pushtetin se po qëndron përmes një shumice artificiale. Ai ka thënë se në këtë periudhë është ndërtuar dilemë e rreme për Marrëveshjen e Prespës.

“Ne mund të kishim formuar një Marrëveshje të përsosur nëse do të kishte një konsensus jo vetëm për emrin, por edhe gjuhën dhe identitetin”, tha Venizelos.

Ndryshe, anketa e fundit flet se në qoftë se tani do të mbaheshin zgjedhje parlamentare në Greqi, partia e Micotakisit do të fitonte 31.5 për qind të votave, ndërsa SIRIZA e kryeministrit Cipras do të merrte 16,5 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat