Ish-ministri i Brendshëm, Guéant dënohet me një vit burg për shpërdorim të fondeve publike

Evropë

Ish-ministri i Brendshëm, Guéant dënohet me një vit burg për shpërdorim të fondeve publike

Më: 16 janar 2019 Në ora: 19:23
Ish-ministri i Brendshëm, Claude Guéant

Ish-ministri i Brendshëm, Claude Guéant u dënua përfundimisht nga gjykata me një vit burg në një çështje për shpërdorim të fondeve publike, pas refuzimit të kërkesës për rishqyrtim të vendimit në Kasacion.

Në vendim, i konsultuar nga media, Gjykata e Kasacionit konfirmon dënimin me dy vite burg, një me kusht dhe punë në komunitet, të dhënë më 23 janar 2017 nga Gjykata e Apelit të Parisit ndaj ish-krahut të djathtë të Nicolas Sarkozy.

Në këtë çështje, ai u dënua edhe me 75.000 euro gjobë dhe ndalim të ushtrimit të çdo funksioni publik gjatë një periudhe pesë vjeçare. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat