Në Serbi janë zhdukur 65 foshnje, në morgun e Kralevës ja sa foshnje ndodhen - Bota Sot
Në Serbi janë zhdukur 65 foshnje, në morgun e Kralevës ja sa foshnje ndodhen

Evropë

Në Serbi janë zhdukur 65 foshnje, në morgun e Kralevës ja sa foshnje ndodhen

Më: 18 janar 2019 Në ora: 09:17
Ilustrim

Sipas mediave serbe foshnjat e vdekura po ruhen në morgun e spitalit pasi nuk dihet kush do të i varros ato, shkruan “Verecernje Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Në Spitalin e përgjithshëm "Studenica" në Kralevë po ruhen 13 foshnje të lindura të vdekura, të cilat prindërit nuk kanë dashur që t’i marrin, shkruan ky medium.

Bëhet fjalë për foshnje të lindura gjatë prej vitit 2016 deri me tash kanë kumtuar nga spitali duke shtuar se ato janë të regjistruara në mënyrë të rregullt në dokumente zyrtare të spitalit dhe ruhen sipas rregullave të parashikuara.

Drejtori i spitalit "Studenica" në Kralevë, Zoran Mrviç ka njoftuar se Kuvendi i Komunës në shtator ka formuar një komision nga stafi i spitali që duhet të merret me procedurën e varrimit të këtyre foshnjave.

"Mrviç pret që varrimi i këtyre trupave të bëhet në 20 ditët e ardhshme”, transmeton “Bota Sot”.

Anëtari i Komisionit Republikan për foshnje të zhdukura Radisha Pavloviç ka deklaruar se kufomat e foshnjave janë zbuluar duke falënderuar komisionit që ka kërkuar të bëhet një kontroll në morgun e spitalit.

"Për një foshnje kemi vërejtur se në dokumente shkruan se është gjetur afër një kontejneri. Nuk dihet nëse është hetuar ai rasti për identitetin e saj. Kemi ftuar inspektoratin e shëndetësisë dhe ka përpiluar një proces", ka thënë Pavloviç.

Ai ka dhënë një lajm shokues se me vendim të prokurorit në 6 qytete të Serbisë ka nis hetimi për 65 raste të mos paraqitjes së zhdukjes së foshnjave nga lindorja. Bëhet fjalë për qytetet Kralevë, Kragujevc, Krushevac, Nish, Leskovc dhe Pozharevc.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...