Dhjetëra të arrestuar në Bullgari për "financim të terrorizmit" - Bota Sot
Dhjetëra të arrestuar në Bullgari për "financim të terrorizmit"

Evropë

Dhjetëra të arrestuar në Bullgari për "financim të terrorizmit"

Më: 18 janar 2019 Në ora: 18:39
Bullgari - foto arkivi

Policia në Bullgari arrestoi 43 persona të premten, nën dyshimet për financim të terrorizmit.

Rrjeti dyshohet se ka dërguar para jashtë vendit, nëpërmjet sistemit tradicional mysliman Hawala, i cili përdor ndërmjetësit individualë në vend të bankave.

Prokurorët thanë se njëri nga të arrestuarit është shtetas sirian, me banim në Bullgari.

"Hetimi ka të bëjë me krimet e lidhura me financimin e terrorizmit", tha zëvendësi i kryeprokurorit, Ivan Geshev.

"I dyshuari kryesor ka qenë në kontakt dhe ka financuar persona të angazhuar për sigurimin e logjistikës për organizatat ndërkombëtare terroriste", tha Geshev, pa i përmendur emrat e tyre.

Policia tha se i ka bërë bastisjet në më shumë se 50 vende dhe 26 makina në shtatë qytete të Bullgarisë.

Autoritetet e rendit konfiskuan 32,000 euro, dokumente dhe prova të tjera, thanë prokurorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...