Mijëra vetë protestojnë në Paris kundër abortit - Bota Sot
Mijëra vetë protestojnë në Paris kundër abortit

Evropë

Mijëra vetë protestojnë në Paris kundër abortit

Më: 20 janar 2019 Në ora: 18:23
Paris

Mijëra demonstrues morën pjesë sot në një protestë në Paris kundër abortit dhe eutanazisë, por edhe inseminimin artificial të çifteve lezbike.

Demonstruesit, të cilët pretendojnë se kanë marrë mbështetjen e Papa Françeskut dhe disa peshkopëve francezë, u mblodhën sot në kryeqytetin francez, duke u bashkuar për herë të 13-të në marshin për jetën, raporton AP.

Organizatorët u kërkuan mjekëve anembanë vendit të ndalonin abortet, tha agjencia amerikane, duke vënë në dukje se 200,000 abortime të shtatzënisë ndodhin çdo vit në Francë.

Protestat e sotme janë organizuar kundër rekomandimit të dhënë në shtator nga organi më i lartë biologjik në Francë, në mënyrë që gratë e pamartuara dhe çiftet lezbike të kenë qasje në riprodhim me ndihmë mjekësore - një procedurë aktualisht e kufizuar në çiftet heteroseksuale.

Demonstruesit gjithashtu kërkojnë që eutanazia të ndalohet në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...