Deputetët britanikë përgatisin mocion për ta bllokuar daljen pa marrëveshje nga BE - Bota Sot
Deputetët britanikë përgatisin mocion për ta bllokuar daljen pa marrëveshje nga BE

Evropë

Deputetët britanikë përgatisin mocion për ta bllokuar daljen pa marrëveshje nga BE

Më: 20 janar 2019 Në ora: 19:23
Britani

Një grup ndërpartiak i deputetëve britanikë do ta paraqesë një projekt-ligj të hënën i cili do t’i jap Parlamentit të drejtën që ta vonojë çështjen e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet që të pengohet largimi i BM-së pa ndonjë marrëveshje me BE-në, shkruan Euronews.

Kujtojmë se me 23 qershor të vitit 2016, Britania e Madhe nën udhëheqjen e ish kryeministrit David Cameron, ka mbajtur një referendum në të cilin është votuar për largim nga Bashkimi Europian.

Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar kryeministrja e tanishme, Theresa May, arriti të sigurojë një marrëveshje me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, për një largim ku do të ishin të pajtuara të dyja palët.

Mirëpo kjo marrëveshje nuk është përkrahur nga deputetët në Parlamentin britanik, kështu duke u cilësuar si një humbje e rëndë për Kryeministren Theresa May.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...