BE-ja dhe Irlanda formojnë një ekip të bashkuar përballë Londrës

Evropë

BE-ja dhe Irlanda formojnë një ekip të bashkuar përballë Londrës

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:08
Michel Barnier

BE-ja dhe Irlanda po formojnë një ekip të bashkuar, pohoi sot kryenegociatori i të 27-ve, Michel Barnier,  i cili i vuri sërish në dukje liderëve britanikë se ishte përgjegjësia e tyre për të shmangur një Brexit kaotik.

‘’Ne do të punojnë të 27-ë si ekip, një ekip i bashkuar pasi kemi negociuar në harmoni të plotë’’, u përgjigj Michel Barnier për televizionin irlandez, RTE pas pyetjes së bërë për hipotezën e bisedimeve të ardhshme dypalëshe midis Londrës dhe Dublinit.

Ai u bëri edhe një herë thirrje liderëve britanikë për dakordësi mes tyre duke i vënë në dukje linjën e BE-së që nga refuzimi i marrëveshjes së tërheqjes nga Parlamenti britanik.

‘’Tashmë është koha që liderët britanikë të krijojnë një shumicë të qëndrueshme dhe pozitive për një marrëveshje, prandaj po presim hapat e ardhshëm nga qeveria britanike’’, pohoi ai. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat