Vazhdojnë protestat e jelekverdhëve në Francë, bie numri i protestuesve - Bota Sot
Vazhdojnë protestat e jelekverdhëve në Francë, bie numri i protestuesve

Evropë

Vazhdojnë protestat e jelekverdhëve në Francë, bie numri i protestuesve

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:53
Foto

Sipas një ankete të bërë gjatë kësaj jave, mbështetja e popullit për këto protesta ka rënë. Vala e protestave kishte filluar në nëntor të vitit të kaluar për shkak të rritjes së taksës për naftën, ndërsa më pas protestuesit shtuan kërkesat, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në anketë dëshirojnë që protestat e dhunshme të marrin fund. Sidoqoftë, protestuesit kanë thënë se nuk do të ndalen. “E kuptoj që disa njerëz janë lodhur nga protestat, por ne nuk po e bëjmë këtë vetëm për vete”, tha një protestuese e papunësuar.

Sipas shifrave të qeverisë, numri i protestuesve ka rënë nga 300 mijë në nëntor në rreth 50 mijë gjatë fundjavës së kaluar. Numri më i madh i protestuesve gjatë ditës së sotme janë mbledhur në Paris, Bordo dhe Strasburg, shkruan “Reuters”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat