Surplus rekord për të pestin vit radhazi

Evropë

Surplus rekord për të pestin vit radhazi

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Pavarësisht një serie sinjalesh shqetësuese për ekonominë më të madhe të Europës, qeveria gjermane regjistroi një surplus rekord prej 58 miliardë eurosh në vitin 2018, njoftoi sot agjencia federale e statistikave (Destatis).

“Në aspektin e përgjithshëm, ky është suprplusi më i lartë i arritur nga qeveria që prej ribashkimit të Gjermanisë”, theksoi “Destatis”.

Ky suprplus përfaqëson 1,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Gjermanisë, duke arritur një total prej 3,4 trilionë eurosh.

Surplusi është shuma që del nga të gjitha të ardhurat e qeverisë federale, landeve, qeverisë lokale dhe fondeve për siguri sociale, minus shpenzimet. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat