Selfie dhe deti… i riu zhduket mes dallgëve

Evropë

Selfie dhe deti… i riu zhduket mes dallgëve

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:29
Pamjet u kapën në Scarborough, North Yorkshire, gjatë një stuhie të fuqishme që goditi vendin.

Kjo foto e pabesueshme tregon momentin kur një person rrezikon jetën për një fotografi. Ai qëndron mbi një platformë të ngushtë, ndërkohë që pas tij ngrihen dallgët rreth 3.6 metra të larta.

Pamjet u kapën në Scarborough, North Yorkshire, gjatë një stuhie të fuqishme që goditi vendin.

Sipas fotografi Michael Knaggs, vetëm disa sekonda pasi bëri foton, personi në fjalë, që besohet të jetë rreth të 30-ve, për pak sa nuk u mor nga uji.

Fotografi 60-vjeçar, i cili jeton në Scarborough tha se kishte shkuar në këtë vend duke e ditur që do të kishte dallgë të larta, megjithatë gjëja e fundit që priste të shihte ishte një person aq pranë tyre, duke vënë në rrezik jetën për një selfie.

Ai tha se një moment që e pa 30-vjeçarin të mbulohej nga dallga kishte menduar më të keqen. Megjithatë, për fatin e tij të mirë, i riu u largua nga bregu i detit shëndoshë e mirë. “Mendoj se ishte me fat”, tha fotografi Knaggs.

Pas incidentit në fjalë, roja bregdetare në Scarborough u bëri thirrje njerëzve që të mos ndërmerrnin akte të tilla, pasi mund t’i kushtonin lehtësisht jetën.

Një studim global i vitit të shkuar zbuloi se më 259 persona humbën jetën duke bërë selfie, nga viti 2011 deri në 2017-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat