Një grabitje tragjike u shënua këtë të mërkurë, më 13 mars, jashtë një zyre postare në
Noventa Vicentina, të Italisë.
Dy persona, sulmuan një grua 50-vjeçare rumune, Michaela Stoicescu për ti marrë paratë.
Viktima ndaloi pranë një zyre postare, ku pak më parë kishte zbritur mbesën 32-vjeçare.
Në atë moment, një person hapi derën e Benz-it, me synimin për ti grabitur paratë që kishte me vete, pasi gruaja kishte tërhequr disa kartëmonedha në një bankomat.
Ai nxori me forcë gruan dhe u ul në timon. Por për të penguar hajdutin që të largohej me makinën u kap pas derës, duke u tërhequr zvarrë nga mjeti.
Gruaja gjeti vdekjen si pasojë e dëmtimeve të marra. Në tentativë për tu arratisur ai braktisi mjetin, pasi u përplas duke u larguar me këmbë.
Agresori hipi në një makinë ‘Panda’ ku ndodhej një bashkëpunëtori i tij, duke u zhdukur me shpejtësi pa gjurmë.