Adria Airways zvogëlon numrin e fluturimeve nga Lubjana

Evropë

Adria Airways zvogëlon numrin e fluturimeve nga Lubjana

Më: 18 mars 2019 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Linja ajrore sllovene Adria Airways do të reduktojë ndjeshëm numrin e fluturimeve në sezonin veror, i cili fillon më 31 mars dhe disa fluturime madje janë ndërprerë, transmeton Seebiz duke iu referuar gazetës sllovene Dnevnik.

Siç thuhet në tekst, Adria do të ndërpresë fluturimet nga Lubjana në Moskë, Dusseldorf, Varshavë, Kiev, Bukuresht, Dubrovnik, Gjenevë dhe Hamburg.

Në të njëjtën kohë, kjo linjë ajrore do të zvogëlojë numrin e fluturimeve nga Lubjanë në Kopenhagë, Paris dhe Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat