Rutte: Nuk do të dorëzohemi përballë intolerancës - Bota Sot
Rutte: Nuk do të dorëzohemi përballë intolerancës

Evropë

Rutte: Nuk do të dorëzohemi përballë intolerancës

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:48
Mark Rutte

Nuk do të dorëzohemi përballë intolerancës, deklaroi sot kryeministri holandez Mark Rutte pas sulmit të armatosur në qytetin e Utrehtit, ku kanë mbetur tre persona të vdekur sipas kryebashkiakut të qytetit.

“Një akt terrorist është një sulm kundër civilizimit tonë, kundër shoqërisë tonë tolerante dhe të hapur”, deklaroi Rutte gjatë një konference për shtyp.

“Ka vetëm një përgjigje, që shteti jonë i së drejtës dhe demokracia janë më të forta se sa fanatizmi dhe dhuna”, theksoi ai.

“Ne nuk do të dorëzohemi përballë intolenracës. Kurrë”, the kryeministri holandez. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...