“Emigrantët”/Salvini: Paguhem për të mbrojtur kufijtë dhe sigurinë e vendit

Evropë

“Emigrantët”/Salvini: Paguhem për të mbrojtur kufijtë dhe sigurinë e vendit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:09
Matteo Salvini

Zv/Kryeministri italian, Matteo Salvini, dha një fjalim në parlament këtë javë, përpara se të zhvillohet një votim për t’i hequr atij imunitetin ligjor. Gjatë fjalimit, Salvini tha se nëpërmjet ideologjisë së tij mbi emigrimin, ka pasur më pak “dalje, hyrje dhe më pak vdekje”. Salvini pritet të fitojë votën, por nëse kjo nuk ndodh, prokurorët do të mund të vazhdojnë hetimet për rrëmbimin e më shumë se 100 emigrantëve në një anije të rojës bregdetare vitin e kaluar.

“Ka pasur më pak të ardhur, më pak dalje e më pak vdekje, dhe këto janë fakte. Shpresoj që asnjë nga ne, që përfaqësojnë 60 milionë italianë, ka vështirësi që të kuptojë konceptin e sovranitetit. Kjo është arsyeja që unë paguhem, për të mbrojtur kufijtë dhe sigurinë e vendit tonë.”

Lideri i partisë së djathtë Liga u hetua vitin e kaluar për abuzimin me pushtetin, pasi i refuzoi kërkesën një anije të rojës bregdetare për të zbarkuar emigrantë nga Eritrea. Emigrantët i’a dolën që të hyjnë në Itali më vonë, por që prej atëherë, Salvini ka ashpërsuar rregullat duke hequr anijet e shpëtimit të emigrantëve nga portet italiane, duke thënë se shtete të tjera europianë duhet ti marrin. Vota do të shtojë tensionet te koalicioni qeveritar dhe te marrëdhëniet me liderin e 5-Yjet, Di Maio si dhe Kryeministrin Giuseppe Conte. Italia ka pranuar më shumë se 650,000 emigrantë të ardhur nga deti që prej vitit 2014, por fluksi ka rënë bindshëm që kur qeveria e re mori pushtetin Qershorin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat