13-vjeçari emigrant që shpëtoi 50 shokët nga vdekja - Bota Sot
13-vjeçari emigrant që shpëtoi 50 shokët nga vdekja

Evropë

13-vjeçari emigrant që shpëtoi 50 shokët nga vdekja

Më: 21 mars 2019 Në ora: 20:30
13-vjeçari emigrant

Një nga fëmijët që u përfshinë në pengmarrjen e autobusit me nxënës shkolle, në Itali, po lëvdohet si hero pasi u ka shpëtuar jetën të gjithëve.

Shoferi i autobusit i mori peng 51 nxënësit, pranë Milanos, dhe pasi i kishte hequr të gjithë mini-çekiçët e brendshëm që thyejnë xhamat, u sekuestroi telefonat dhe nisi të lyejë autobusin me benzinë, duke u thënë se do të vdisnin të gjithë.

Mrekullisht, të gjithë fëmijët mbijetuan. Ata ia japin meritën Ramy Shehata, i cili kishte arritur ta fshihte telefonin, kur pengmarrësi ua kishte konfiskuar të gjithëve. Më pas ai kishte telefonuar policinë, e cila mundi të mbërrijë në kohë. Policët nisën të thyejnë xhamat e autobusit, dhe pengmarrësi, i cili e kishte lyer tashmë autobusin me benzinë, i vuri zjarrin.

Agjencia e lajmeve italiane, ANSA, thotë se Ramy e kishte telefonuar policinë teksa bënte sikur po lutej në arabisht, pasi familja e djalit kishte ardhur nga Egjipti, ndërsa Ramy kishte lindur në Itali, në vitin 2005, edhe pse nuk kishte marrë kurrë nënshtetësi italiane.

Pengmarrësi, një senegalez me nënshtetësi italiane, tha se i kishte marrë fëmijët peng i nxitur nga fëmijët e emigrantëve që po vdesin në det. Qeveria italiane, pas ardhjes së Salvinit në pushtet, ka ushtruar masa të ashpra kundër emigrantëve.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...