Një i vdekur dhe një i lënduar nga orteku në Zvicër - Bota Sot
Një i vdekur dhe një i lënduar nga orteku në Zvicër

Evropë

Një i vdekur dhe një i lënduar nga orteku në Zvicër

Më: 25 mars 2019 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar nga një ortek në Zvicrën jugore, pranë kufijve të Francës dhe Italisë.

Policia lokale njoftoi se katër persona u përfshinë nga ortekët të dielën në mëngjes pranë zonës së Bovernier në kantonin zviceran të Valais.

Një skiator zviceran humbi jetën pasi mbeti i bllokuar nën gjysmë metër borë, raporton swissinfo.ch.

Dy të tjerë i mbijetuan ortekëve të padëmtuar dhe ndihmuan në shpëtimin e personit të katërt nga dëbora.

Ky i fundit ishte i lënduar dhe u dërgua në një spital me helikopter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...