Çifti që i ka shpëtuar një aksidenti të rëndë trafiku - Bota Sot
Çifti që i ka shpëtuar një aksidenti të rëndë trafiku

Evropë

Çifti që i ka shpëtuar një aksidenti të rëndë trafiku

Më: 25 mars 2019 Në ora: 12:15
Çifti u nxor nga automjeti rreth 40 minuta më vonë.

Ky është automjeti brenda së cilit udhëtonte një çift bashkëshortësh, që arritën t’i mbijetonin për mrekulli një aksidenti të rëndë trafiku.

Scott dhe Kerrie McKim nga Anglia, jo vetëm që mbijetuan, por ata morën dëmtime pa rrezik për jetën, ndërkohë që vetura e tyre u shkatërrua tërësisht. Ata përfunduan mes një kamioni dhe barrierës anësore të rrugës, e më pas u goditën nga një tjetër kamion.

46-vjeçari Scott, i cili prej 8 vitesh punon si oficer trafiku, duke folur për të përditshmen Mirror tha: “Kam parë fatalitete ku vetura kishte pësuar shumë herë më pak dëmtime”.

Image

Çifti u nxor nga automjeti rreth 40 minuta më vonë. Scott mori fraktura në syrin e tij të majtë, ndërsa Kerrie, me profesion mami, theu shpatullën.

Ata udhëtonin në autostradën M1 pranë Milton Keynes, Brucks, më 7 Mars, kur shoferi i kamionit Zbigniew Kaczorowski ndërroi papritur korsi. Teksa 42-vjeçarja Kerrie ulërinte nga tmerri, çifti u godit nga një tjetër kamion ndërkohë që ndodheshin mes kamionit të parë dhe barrierës anësore.

55-vjeçarit Kaczorowski i është ndaluar vozitja për një vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...