Sfida deti: Lufta e Greqisë për një nga burimet natyrore - Bota Sot
Sfida deti: Lufta e Greqisë për një nga burimet natyrore

Evropë

Sfida deti: Lufta e Greqisë për një nga burimet natyrore

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:20
Ilustrim

Deti në Greqi nuk është vetëm ujë dhe rërë. Deti është kulturë dhe hapësirë ekonomike. Ngadalë këtë po e kuptojnë edhe njerëzit. Ky burim natyror duhet mbrojtur.

Është një nga ditët e para të pranverës në Epanomi, një qytet bregdetar në afërsi të Selanikut. Në plazhin katër kilometra të gjatë të Potamos, ka pak turistë. Në verë këtu vijnë mijëra vetë, që lenë pas plehërat. Jo vetëm këtu, por në të gjitha plazhet e Greqisë qeset plastike, kupat e kafesë, dozat e birrës dhe bishtat e cigareve janë kthyer në problem serioz. "Tani është ende pastër", thotë një peshkatar që vjen këtu rregullisht. "Por po të vini në verë. Nuk ke ku të shkosh që të shpëtosh nga plehërat."

Shumë njerëz në Greqi duan të luftojnë kundër ndotjes. Kudo persona privatë organizojnë aksione për pastrimin e plazhit, edhe këtu në Potamos. Rreth 50 vetë u mblodhën javën e kaluar për të çliruar plazhin nga plehërat. "Shteti dhe komunat nuk kujdeset për problemin e plehërave. Ka shumë paka kazane plehërash dhe shpesh ato nuk zbrazen", thotë një nënë që vjen këtu me fëmijët.

Patriotizëm me faktor të qëndrueshëm

Gjithnjë e më shumë njerëz në Greqi duan të marrin pjesë aktive në mbrojtje të natyrës. Për këtë ata ndihmojnë një trend të ri që ka konjukturë të madhe në mediat sociale. Me hashtagun si #beachcleanup ose #trashtag shumë njerëz bëjnë publike punën që ata bëjnë kundër ndotjes së ambientit. Mes tyre bëjnë pjesë edhe Marios dhe Kristina Bacharis. Ata janë organizatorët e të ashtuquajturës Beachcleanings në Epanomi. Marios ka lindur në Berlin nga prindër grekë. Që prej dy vjetësh ai, gruaja dhe fëmijët jetojnë në Selanik. Atij i pëlqen të jetojë në atdheun e prindërve të tij. Por pikërisht mungesa e vetëdijes për ambientin e shqetëson: "Shumë vetë këtu ndihen rehat. Unë mendoj se njerëzit presin shumë prej shtetit, dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë vetë diçka. Njeriu do që ambienti të jetë i bukur. Por kurrkush nuk mundohet për të. Ajo që duhet të ndodhë është punë e komunës."
Për Marion dhe gruan e tij ky mentalitet nuk ka asgjë të përbashkët me krenarinë e grekëve për atdheun. Ata e duan vendin dhe natyrën e veçantë. Qindra mijëra prej tyre dalin në rrugë të demostrojnë kundër marrëveshjes për emrin me Maqedoninë veriore, por për të pastruar plazhin mezi mblidhen vetëm 100 vetë. Prandaj gëzimi është i madh kur gjithnjë e më shumë njerëz ndjekin thirrjen për të kaluar një ditë në heqjen e plehërave nga plazhet kombëtare.

Mbrojtje ambienti dhe demokraci

Image
Nisma iSea në Selanik kërkon së sensibilizojë rininë për trajtim më të mirë të detit

Ioannis Giovos, punonjës i nismës për mbrojtjen e detit iSea me qendër në Selanik i mbështet aksione të tilla. "Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me mbrojtjen e ambientit, por edhe me përgjegjësinë që qytetarët marrim mbi vete. Në Greqi gjatë gjithë historisë ne kemi qenë kundër shtetit dhe kundër pushtetit shtetëror. Por kjo duhet të marrë fund, në mënyrë që gjërat të përmirësohen.."

Ky mentalitet luan rol edhe në mënyrën se si trajtohet deti. Në kulturë deti ka një vlerësim të madh. Por, kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e ambientit kemi të bëjmë me një akt balancues midis dashurisë dhe zakonit, thotë kolegu i tij, Nikos Doumpas: "Grekët e duan shumë detin, por kjo është për ta e vetëkuptueshme. Ata mendojnë se natyra e ofron të pastër detin ku ata mund të lahen". Megjithatë ata i lenë plehërat në plazh. Larg syrit, larg zemrës? Për të luftuar këtë mentalitet, iSea organizn programe për sensibilizimin e të rinjve që të bëhen mbrojtës aktiv të ambientit.

Sepse megjithëse kualiteti i ujërave në Greqi është i mirë në krahasim me vendet e tjera, plehërat plastike dhe ujërat e zeza përbëjnë një problem të madh për ujërat greke. Ligjet europiane nuk kanë sjellë shumë ndryshime, thotë Giovos. Por, mentaliteti i hedhjes së plehërave nnuk mund të kontrollohet me ligje. Aty kërkohet më shumë pergjegjësi personale. "Në Greqi sundon tek njerëzit mendimi se pak plehëra nuk bëjnë dëm. Ata ia lenë përgjegjësinë firmave të mëdha dhe politikës." Dhe ndryshimi i mentalitetit kërkon kohë.

Deti si hapësirë ekonomike

Image
Qytetarët në Greqi në aksion për pastrimin e plazheve

Edhe Stella Kyvelou dëshiron që deti të trajtohet me kujdes. Profesore e ekonomisë në Universitetin Panteion të Athinës, ajo merret prej vitesh me studime për detin si Ressource. Ajo mbështet një nismë që quhet "zhvillimi blu", i inicuar më 2012 nga Komisioni Europian për t'i përdorur detet si mundësi zhvillimi dhe punësimi. Në Greqi ka 16 mijë kilometra bregdet. Faktikisht Greqia duhet të ishte një nga vendet kryesore për zhvillimin e strategjive të qëndrueshme për bashkimin e këtyre Ressource-ve, thotë Kyvelou.

"Për ekonominë greke planifikimi i hapësirave maritime po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, sepse ka të bëjë direkt me zhvillimin e aftësive konkuruese të një sektori me peshë. Nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve energjetike, kabllove nënujorë dhe naftësjellësve për furnizimin me energji, përfiton jo vetëm Greqia por e gjithë BE." Këtu shtohen edhe ndërtimi i pikave turistike si vende prodhimi, zhvillimi i turizmit dhe nxjerrja e burimeve natyrore, si për shembull gaz, i cili mendohet të jetë me shumicë në bregdetin e Qipros. "Një gazsjellës nga bregdeti qipriot, që kalon në detin Jon dhe shkon deri në Europën kontinentale do të thotë t'i jepje fund varësisë nga gazi rus," shpjegon Kyvelou./DW/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...