Corbyn: May të ndryshojë marrëveshjen e Brexit ose të dorëhiqet

Evropë

Corbyn: May të ndryshojë marrëveshjen e Brexit ose të dorëhiqet

Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:08
Jeremy Corbyn

Lideri laburist, në opozitë Jeremy Corbyn, pas votimit në Parlamentin britanik i kërkoi kryeministres Theresa May të ndryshojë marrëveshjen ose të largohet, duke nënkuptuar organizimin e zgjedhjeve të reja.

“Marrëveshja duhet të ndryshohet, nëse May nuk e pranon dot këtë atëherë duhet të largohet dhe t’i mundësojë vendit të vendosë për të ardhmen e tij nëpërmjet zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Corbin në Parlamentin britanik.

Edhe liderët e tjerë të partive opozitare i kanë kërkuar May të largohet ndërsa librealdemokrati, Vince Cable ka kërkuar organizimin e një referendumi të dytë mbi Brexit./ATSH/ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat