Merkel: Notre Dam, simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane - Bota Sot
Merkel: Notre Dam, simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane

Evropë

Merkel: Notre Dam, simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane

Më: 15 prill 2019 Në ora: 21:08
Ilustrim

Gjermania i jep mbështetjen e saj Francës pas zjarrit të madh që po shkatërron sot katedralen e Notre Dam në Paris, simbol i Francës.

“Këto imazhe të tmerrshme të Notre Dam në zjarr të trishtojnë. Notre Dam është një simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane. Ne jemi në mendime me miqtë francezë”, shkruan në “Twitter” zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert.

Nga ana tjetër edhe ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, kishte vlerësuar pak më herët se ky zjarr ka prekur gjithashtu zemrat e gjermanëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...