Zotohen qindra miliona euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame - Bota Sot
Zotohen qindra miliona euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame

Evropë

Zotohen qindra miliona euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame

Më: 16 prill 2019 Në ora: 21:36
Katedralja Notre Dame pas zjarrit

Pas një zjarri masiv që shkatërroi pjesërisht katedralen e Parisit Notre Dame, qindra miliona euro janë premtuar për të ndihmuar në rindërtimin e saj.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin strukturën kryesore të monumentit mesjetar në Parisin qëndror, duke përfshirë dy kullat e këmbanave,

 Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen.

Kompani dhe përfaqësues biznesi premtuan rreth 600 milionë euro deri më tani për rindërtimin e saj.

Mesazhet e simpatisë dhe mbështetjes për rindërtimin janë bërë nga e gjithë bota. Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të bëhen bashkë për të ndihmuar rindërtimin e saj.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu ngushëllimet gjatë një telefonate me presidentin Macron dhe ofroi ndihmën e SHBA-së në rindërtimin e katedrales.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por zyrtarët kanë sugjeruar se kjo mund të lidhet me punët rreth rinovimit që ndodhën në katedrale.

Prokurori publik i Parisit Remy Heitz tha se 50 hetues janë caktuar për të punuar në atë që beson të jetë një hetim "i gjatë" dhe "kompleks".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...