Treni i blinduar i Kim Jong-un bën ndalesën e parë në Rusi - Bota Sot
Treni i blinduar i Kim Jong-un bën ndalesën e parë në Rusi

Evropë

Treni i blinduar i Kim Jong-un bën ndalesën e parë në Rusi

Më: 24 prill 2019 Në ora: 10:47
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kaluar kufirin në qytetin e Khazanit në rrugën e tij në drejtim të Vladivostokut në Rusi dhe ka vizituar shtëpinë e miqësisë koreano-ruse të inaguruar në 1986 në kuadër të vizitës së babait të tij Kim Jong Il në ish Bashkimin Sovjetik.

Kim Jong-un e ka ndalur trenin e tij të blinduar me të cilin po udhëton në stacionin e Khazanit ku u prit me bukë dhe kripë sipas traditës së mikpritjes ruse. Atij i kanë dhuruar edhe një buqete me lule dhe ka pushuar pak në ndërtesën e stacionit.

Ndërkohë në Vladivostok janë duke u bërë përgatittjet e fundit në prag të vizitës së liderit të Koresë së Veriut dhe takimit me presidentin Vladimir Putin me 25 prill.

Që prej marsit të vitit të shkuar Kim Jong un ka patur katër takime me presidentin kinez Xi Jinping, tre takime me presidentin e Koresë se Jugut Moon Jaein dhe dy me presidentin amerikan Donald Trump.

Duket qarte se takimi me Putin vjen pas ftesave të përsëritura të këtij të fundit, por edhe prej nevojës së Kim Jong un për më shumë prezence ndërkombëtare pas bllokimit të negociatave me amerikanët, përcjell RTSH.

Ndërkohë në këtë këmbëngulje të Putinit duket qartë edhe nevoja e Rusisë për një rol më të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...