Shpërthim metani në miniere, 4 të vdekur dhe 13 të zhdukur

Evropë

Shpërthim metani në miniere, 4 të vdekur dhe 13 të zhdukur

Më: 27 prill 2019 Në ora: 14:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zyrtarët separatistë në lindje të Ukrainës thonë se nga shpërthimi i metanit në një minierë qymyri janë  vrarë të paktën katër persona dhe 13 të tjerë janë zhdukur.

Qendra e Informacionit Luhansk, tha se katër trupa janë gjetur nga miniera në fshatin Yurivka, në Luhansk. Pjesë të rajonit të Luhanskut ku ndodhi shpërthimi janë nën kontrollin e rebelëve separatiste, të mbështetur nga Rusia të cilët kanë luftuar me trupat qeveritare të Ukrainës që nga viti 2014. Miniera u mbyll për shkak të armiqësive në vitin 2014 dhe u rihap vetëm vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat