Aksident në mes të 50 automjete, bllokohet autostrada në Gjermani

Evropë

Aksident në mes të 50 automjete, bllokohet autostrada në Gjermani

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë komunikacioni në të cilin kanë marrë pjesë mbi 50 automjete e bllokoi lëvizjen në autostradën A71 në Bavari, Gjermani, publikuan mediat lokale.

Në aksident janë lënduar mbi 25 persona, ndërsa gjendja e katër personave është kritike. Shumica e shoferëve dhe udhëtarëve kanë qenë të bllokuar në automjete derisa nuk kanë arritur shërbimet për shpëtim.

Në operacionin për shpëtim janë evakuuar dhe përfshirë edhe dy helikopterë të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat