Merkel: Nuk do të jap dorëheqje para përfundimit të mandatit 2021

Evropë

Merkel: Nuk do të jap dorëheqje para përfundimit të mandatit 2021

Nga: F.B Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:20
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka hedhur poshtë spekulimet e mediave se ajo do të jap dorëheqje para fundit të mandatit të saj që skadon në vitin 20121, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ditë më parë mediat kanë spekuluar se Merekl synimet e saj do i publikoj në konventën e partisë në qershor.

Merkel që konsiderohet faktor stabiliteti në Evropë në 14 vitet e fundit, është tërhequr nga kreu I Partisë Demokristiane në dhjetorin që shkoi ndërsa timonin e partisë udhëheqëse të shumicës në Gjermani ia ka lënë Anegret Kramp-Karenbauer, përkujton Rojters.

E pyetur në konferencën për gazetarë nëse planifikon të kumtoj çka do qoftë për ardhmërinë e saj në mbledhjen e partisë në fillim të qershorit, Merkel ka thënë se “ do të përgjigjet me një jo të qartë ".

Spekulimet më të reja mediale kanë nxitur një thirrje të befasishme të kreut të partisë CDU vetëm pak ditë para zgjedhjeve për parlamentin evropian në të cilat konservativët presin të mbeten forca më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat