Populistët nën presion tri ditë para zgjedhjeve europiane

Evropë

Populistët nën presion tri ditë para zgjedhjeve europiane

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Populistët janë vënë nën presion pas skandalit në Austri që bëri të rrëzohej njëri prej tyre, kur na ndajnë shumë pak ditë nga zgjedhjet europiane, procesi më i madh zgjedhor demokratik në botë pas Indisë.

Ekstremi i djathtë eurofob, konservatorët eurospektikë dhe populistët synojnë një avancim të shpejtë në votimin që do të mbahet nga 23 deri më 26 maj në 28 shtetet e BE-së, për rinovimin e Parlamentit Europian.

Publikimi ditën e premte i një videoje që vë në pikëpyetje autoritetin e liderit të ekstremit të djathtë austriak, Heinz-Christian Strache, për lidhje me Rusinë, që e detyroi të heqë dorë nga drejtimi i partisë dhe shpërbërjen e koalicionit në pushtet në Vjenë, ka gjasa të rrezikojë këtë objektiv. /atsh

Sondazhet e kryera përpara skandalit, parashikonin 173 deputetë nën siglat e këtyre forcave politike, kundrejt 154 në Parlamentin Europian aktual, dalë nga zgjedhjet e 2014, nga një numër i përgjithshëm prej 751 vendesh.

Pasoja e parë e dukshme, takimi nacionalist i organizuar të shtunën në Milano nga lideri i Legës italiane, Matteo Salvini, i shoqëruar nga aleatja e tij kryesore Marine Le Pen, liderja e Grumbullimit Kombëtar (RN) në Francë pati një farë dështimi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat