Gjermania zbut kufizimet për vrasjen e ujqërve - Bota Sot
Gjermania zbut kufizimet për vrasjen e ujqërve

Evropë

Gjermania zbut kufizimet për vrasjen e ujqërve

Më: 22 maj 2019 Në ora: 18:38
Ilustrim

Qeveria gjermane ka rënë sot dakord të zbusë kufizimet e rrepta për vrasjen e ujqërve për të ndihmuar në luftimin e kërcënimit në rritje që këto kafshë paraqesin për bagëtinë në atë vend.

Sipas rregullave të ndryshuara, fermerët nuk duhet të konfirmojnë se bagëtitë e tyre kërcënohen nga sulmet e ujqërve, por duhet të tregojnë se grabitqarët po shkaktojnë dëme serioze në mënyrë që të marrin leje për një ekspert që të vrasë  një ujk.

Përveç kësaj, rregullat e reja do të lejojnë që të shtihet me armë në gjithë tufën e ujqërve deri në përfundimin e sulmit të tyre ndaj bagëtisë, edhe pse nuk është e qartë se kush është saktësisht një anëtar i tufës përgjegjëse për sulmin.

Në teori, Reuters paralajmëron, kjo do të thotë që e gjithë tufa e ujqërve mund të vritet.

Ujqërit janë lloje të rrezikuara në Gjermani dhe mbrohen kryesisht nga gjuetia, gjë që shqetëson fermerët të cilët pretendojnë se paraqesin kërcënim për kopetë e tyre, shpjegon AP.

Parlamenti mund të bëjë ndryshime në projektligj para miratimit të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...