Washington Post: Si e tradhtoi BE-ja Ballkanin Perëndimor - Bota Sot
Washington Post: Si e tradhtoi BE-ja Ballkanin Perëndimor

Evropë

Washington Post: Si e tradhtoi BE-ja Ballkanin Perëndimor

Më: 22 maj 2019 Në ora: 19:07
Foto

Bashkimi Evropian është në prag të krizës së madhe të rrënjosur në institucionet jo kompetente të Brukselit, shkruan Washington Post, duke shtuar se kjo është një histori e "krenarisë dhe tradhtisë, premtimeve të pandërprera dhe qyqarllëkut", dhe rrëfimi për “triumfin e historisë së mungesës së vullnetit".

Në prag të zgjedhjeve evropiane, gazeta amerikane në një tekst autorial, kujton se në 16 vjetët e fundit Brukseli u ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajonit më të prekshëm dhe më të paqëndrueshëm, se "e ardhmja e Ballkanit është në BE".

Vitin e kaluar, megjithatë, Brukseli e ndryshoi ndjeshëm politikën e tij dhe tërësisht anuloi idenë e zgjerimit të mëtejshëm.

"Nëse Ballkani Perëndimor i shmanget bashkësisë euroatlantike, udhëheqësit evropianë do të duhet të fajësojnë veten. Të zhgënjyera tërësisht nga premtimi i paplotësuar i integrimit, vendet e Ballkanit shpejt do të bëhen të dëshpëruara, por edhe të rrezikshme - veçanërisht për vetë BE-në", shkruan gazeta, sipas së cilët njëkohësisht nuk është tepër vonë për BE-në që të ndryshojë kursin e saj.

Sipas gazetës, BE duhet të fillojë formalisht negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, dhe të paktën të japë statusin e kandidatit për Bosnje dhe Hercegovinën.

"Kjo për momentin do të stabilizojë anijen dhe detyra që vijon është krijimi i një plani afatgjatë të qëndrueshëm për një rajon që do të përfshijë jo vetëm përkushtim të besueshëm ndaj normave dhe praktikave liberale-demokratike, por edhe pengesë të madhe nga të tilla si Rusia ", thotë ajo.

Thjesht duke u thënë "jo" vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo mund të vlerësohet edhe si një lojë me elektoratin tradicional, por kjo nuk është një strategji, por një krizë e vonuar.

WP shkruan se me afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, zgjerimi është zhdukur nga agjenda dhe se askush nuk ishte i interesuar për vendet tjera që nuk janë anëtare të BE-së - Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria.

Premtimi i një "perspektive evropiane" ishte një pjesë integrale e strategjisë së Brukselit për mbajtjen e Ballkanit Perëndimor në rrugën e reformave politike dhe ekonomike dhe për ndalimin e Rusisë, Kinës, Turqisë ... si rivalë politikë.

Konstatohet se ky veprim nuk mund të vijë në një moment më të keq, pasi vetëm në janar të këtij viti, Shkupi dhe Athina përfunduan mosmarrëveshjen e tyre rreth tri dekada mbi "çështjen e emrit”.

Duke rikujtuar privilegjin e integrimit në anëtarësim të ish-vendeve të Paktit të Varshavës, vihet re se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të njëjta me vendet e Evropës Lindore, anëtarësimi i të cilave në BE ishte precedent.

Ndërsa Evropa Lindore përjetoi dekada regjimesh autoritare, në juglindje të kontinentit ishte nën sundimin e regjimeve moniste për dekada, e pasuar nga një sërë konfliktesh rajonale dhe të brendshme që çuan në humbjen e rreth 150,000 njerëzve në periudhën 1991-2001.

Shkurtimisht, përfundimi ishte se krijimi i shteteve dhe promovimi i demokracisë në Ballkanin Perëndimor ishte i ndjeshëm dhe stabil, dhe ajo që rajoni mori në vend të kësaj ishte një model i pranimit në BE: një program teknikisht rigoroz, por politikisht joefektiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...