Humb videolojën dhe vret me thikë shokun e tij. 14-vjeçari ukrainas Vasya Turda, djali i një sipërmarrësi të njohur pasanik, vrau me 27 goditje thike, shokun e tij Vasya Pop në shtëpinë e tij, në Nizhnyaya Apsha.
Adoleshenti e kishte ftuar shokun që të provonin një videolojë, në kompjuterin e tij të ri, të cilin ia kishte bërë dhuratë i ati.
Por kur shoku i tij fitoi, 14-vjeçari nuk e priti mirë, rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe e goditi disa herë, deri sa e vrau.
Ishte gjyshja e agresorit ajo që zbuloi ngjarjen, duke gjetur shokun e nipit mes një pellgu gjaku. Pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë, plagët ishin aq të thella, sa që i shkaktuan vdekjen.
Babai i viktimës, tha se djalit thuajse i ishte këputur koka nga goditjet e thikës, ku njëra plagë niste në njërin vesh dhe përfundonte tek tjetri.
I riu u dënua me 3 vite burg këtë të hënë për krimin e kryer vitin e kaluar, ndërkohë që vendimi u paralajmërua se do të ankimohet.