Danimarkë, radikalët e krahut të djathtë djegin Kuranin gjatë iftarit

Evropë

Danimarkë, radikalët e krahut të djathtë djegin Kuranin gjatë iftarit

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Në shenjë proteste kundër mbajtjes Iftarit në Kopenhagë, i cili mblodhi rreth 2.000 besimtarë, të djathtët radikalë dogjën Kuranin dhe thirrën slogane kundër islamit.

Grupi i radikal të krahut të djathtë, të udhëhequr nga lideri i partisë "Stream Kurs" Rasmus Paludan, dogjën Kuranin mbrëmë në sheshin e qytetit dhe në ballkonin e hotelit ngritën transparentin me mesazhin "Evropa është e jona."

Policia daneze hoqi parullën dhe largoi grupin radikal nga sheshi i qytetit, ku iftari mbahet tradicionalisht.

Nga ana tjetër, për myslimanët e mbledhur në iftar, një mesazh solidariteti dërgoi një grup i danezëve, të cilët veshur me xhaketa të verdhë qëndruan rreth sheshit derisa zgjati iftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat