Arrestohet një prej kriminelëve më të kërkuar në Europë - Bota Sot
Arrestohet një prej kriminelëve më të kërkuar në Europë

Evropë

Arrestohet një prej kriminelëve më të kërkuar në Europë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:10
Christopher Guest More Jr

Një nga njerëzit më të kërkuar në Europë, është arrestuar në Maltë, 16 vite pasi jetonte në arrati. Ai akuzohet për vrasjen dhe torturimin e një burri në sy të fëmijëve të tij.

Hetuesit kanë kërkuar 41 vjeçarin Christopher Guest More Jr, prej momentit kur ai u largua nga vendngjarja pas vrasjes së Brian Waters në 19 qershor 2003.

Viktima 44 vjeçare u torturua dhe u rrah deri sa vdiq, në sy të dy fëmijëve të tij të rritur. Ngjarja ka ndodhur në Burnt House Farm në Tabley, pranë Knutsford, Cheshire.

James Raven, 60 vjeç, Otis Matthews, 41 vjeç dhe and John Wilson, 69 vjeç janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Waters.

Viktima është lidhur në një karrike përpara se grupi ta dhunonte dhe keqtrajtonte atë në sy të të birit Gavin, i cili gjithashtu u dhunua, si dhe të vajzës 21-vjeçare Natalie, e cila u mbajt nën kërcënimin e armës. Ajo u detyrua të shikonte se si po vritej i ati.

Waters pësoi 167 lëndime në trup gjatë 3 orëve të dhunës së ushtruar ndaj tij. Tre të dënuarit kanë dhunuar burrin në mënyrë brutale, duke i hedhur atij acid në lëkurë, plastikë të shkrirë dhe të nxehtë, e më pas e kthyen me kokën poshtë dhe e sulmuan seksualisht me një hekur.

Christopher Guest More Jr prej shumë kohësh ishte në listën e njerëzve më të kërkuar në Europë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...