Daçiq: Myslimanët ta kuptojnë se Bosnja është shtet i barabartë për të gjithë - Bota Sot
Daçiq: Myslimanët ta kuptojnë se Bosnja është shtet i barabartë për të gjithë

Evropë

Daçiq: Myslimanët ta kuptojnë se Bosnja është shtet i barabartë për të gjithë

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 13:08
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Këshillit të Ministrave në Bosnjë e Hercegovivë, Denis Zvizdiq, i cili akuzoi Daçiqin se ka thënë ‘që myslimanët nuk duhet të jenë pjesë e Bosnjës’.

Daçiq thotë se ai ka thënë të kundërtën ‘që myslimanët duhet ta kuptojnë se Bosnja është vend i të gjithëve’.

‘Deklarata ime nuk ka të bëjë me qëndrim shovinist. Deklarata të tilla ka bërë Alija Izetbegoviqi me studentin e tij Denis Zvizdiqin”, thotë Daçiq, shkruajnë mediat serbe.

Daçiqi ka thënë se ai ‘ia rikujton Zvizdiqit se në Bosnjë, janë 44.3 për qind serbë, 30.7 për qind myslimanë dhe 23.9 për qind kroatë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...