Cipras: Respektoj vendimin e popullit

Evropë

Cipras: Respektoj vendimin e popullit

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 21:42
Kryeministri në detyrë i Greqisë, Alexis Cipras

Kryeministri në detyrë i Greqisë, Alexis Cipras, ka reaguar pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas daljes së sondazheve të para ku partia e tij renditej e dyta.

Ai ka bërë të ditur se ka telefonuar fituesin e këtyre zgjedhjeve kryetarin e “Demokracisë së Re” Qirjako Micotaqis dhe e kishte uruar për fitoren.

Kryeministri në ikje i Greqisë bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri.

“Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”,– u shpreh Cipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat